09:04 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

SHBA uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës, thotë se raportet janë të palëkundshme

Në 13-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shprehur se marrëdhëniet midis dy shteteve mbesin të palëkundshme.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka thënë se e mbështet popullin e Kosovës në krijimin e një vendi paqësor e më të zhvilluar për qytetarët e saj.

“Teksa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundshëm. Ne qëndrojmë në krah të popullit të Kosovës teksa ju ndërtoni një shtëpi të drejtë, paqësore e prosperuese për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në urimin e Ambasadës së SHBA-së./Indeksonline