17:19 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

SHBA vendos sanksione ndaj Indonezisë?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) sot që të lejojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Indonezisë në vlerën vjetore prej 350 milionë dollarë.

Një kërkesë e tillë u bë pasi SHBA vitin e kaluar, së bashku me Zelandën e Re, patën një mosmarrëveshje tregtare kundër Indonezisë, e cila sipas Uashingtonit po u kushtonte kompanive amerikane deri në 350 milionë dollarë në vitin 2017, shkruan Reuters.