75 Mall Live Search
07:52 / E Enjte, 22 Maj 2025 / MSH

SHBA: Vriten dy anëtarë të stafit të Ambasadës izraelite

Dy anëtarë të stafit të Ambasadës izraelite janë vrarë jashtë një muzeu hebre në qendër të Uashingtonit. Viktimat ishin çift, ndërsa u qëlluan teksa po dilnin nga aktiviteti në Muzeun Hebraik të kryeqytetit në Uashington DC, i cili kishte në fokus ndihmën e banorëve të Gazas.

I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari Elias Rodriguez.

Ky i fundit, sipas policisë, brohoriti “Liri për Palestinën” pasi u arrestua. Oficerët do të hetojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin.

Ambasada izraelite ka reaguar mbi ngjarjen, duke pretenduar se viktimat janë qëlluar nga një distancë e afërt.

Zëdhënësja e Ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, shkroi në X se anëtarët e stafit të ambasadës po merrnin pjesë në një aktivitet në Muzeun Hebraik të kryeqytetit në Uashington DC, ndërsa shpreson të zbatimi i ligjit dhe vënia e drejtësisë në vend.

“Dy anëtarë të stafit të Ambasadës izraelite u qëlluan sonte nga afër, ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebraik në Muzeun Hebraik të kryeqytetit në Uashington DC. Ne kemi besim të plotë tek autoritetet e zbatimit të ligjit si në nivel lokal, ashtu edhe në atë federal për të kapur autorin e sulmit dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e Izraelit dhe komunitetet hebraike në të gjithë Shtetet e Bashkuara”, shkroi ajo.