SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
SHBA-ja është tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke e lënë agjencinë e OKB-së pa një nga donatorët e saj më të mëdhenj.
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që sinjalizonte tërheqjen një vit më parë, pasi e kishte kritikuar organizatën se ishte shumë “e përqendruar te Kina” gjatë pandemisë Covid 19, shkruan BBC-i.
Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore tha se mori vendimin për shkak të “keqmenagjimit” të supozuar të pandemisë nga OBSH-ja, pamundësisë për të reformuar dhe ndikimit politik nga shtetet anëtare.
OBSH-ja i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe drejtori i përgjithshëm i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se tërheqja ishte një humbje për SHBA-në dhe botën.

