Shënohet 14 qershori – Dita e Çlirimit të Komunës së Obiliqit

Ditës së Çlirimit të Obiliqit, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin, Kryesuesin e KK Obiliq, asambleistët dhe ekzekutivin, me homazhe pranë lapidarëve e varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Obiliqit, nderuan sakrificën dhe veprën e të rënëve për liri, të cilët realizuan ëndrrat dhe përkushtimin e brezave të tërë, që populli ynë të jetoj i lirë.
Për të vazhduar me seancën solemne, e cila u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri“.
Të pranishëm në këtë seancë solemne ishin: Kryetari i Komunës së Obiliqit z.Xhafer Gashi, u.d Drejtori ekzekutiv i KEK-ut z.Luigj Imeri, Sekretari i FFK-së z.Eroll Salihu, Nënkryetari , Kryesuesi i KK Obiliq, asambleistët, ekzekutivi, përfaqësues nga bizneset dhe organizatat joqeveritare.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në fjalën e tij para të pranishmëve, theksoi se: “Në këtë ditë të shenjtë, me nderime dhe mirënjohjen më të lartë, përkulemi përpara veprës së dëshmorëve,martirëve, viktimave civile të luftës sonë çlirimtare.Kjo datë si edhe shumë data tjera historike, na kthejnë tek burimi i saj, duke filluar nga lëvizjet studentore,idealistet që ja përkushtuan jeten çështjes së atdheut , lëvizja demokratike që i printe Doktori historik Ibrahim Rugova e shumë e shumë intelektualve të tjerë për të vazhduar me heroizmin e familjes Jashari, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, djemtë e vajzat e Obiliqit që bashkuan pushkat e tyre me pushkën e komandantit Adem Jashari, lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në bashkërrugëtim me trupat e NATO-s, realizuan përfundimisht ëndrrat dhe përkushtimin e brezave të tërë, të cilët jo vetëm që e ëndërruan lirinë por edhe luftuan për të, të bindur se politikat shfarosëse dhe dhuna e regjimeve nuk mund ta shuajnë kurrë vullnetin e një populli për të jetuar i lirë dhe i pavarur në vendin e tij.”
Kryetari Gashi, u shpreh se: “Obiliqi, kur sot shënon 21 vjetorin e çlirimit,ka një ligj të veçantë i cili në mënyrë të veçantë e trajton këtë zonë, fal këtij ligji, buxhetit komunal dhe donatorve, Obiliqi po shënon progres në zhvillimin e tij infrastrukturor, ekonomik e social.Ne, bashkarisht ndërtuam ura, shkolla me infrastrukurë përcjellëse, objekte shëndetësore, sheshe dhe parqe të reja, kompletimin e infrastrukturës rrugore, kompletimin e infrastrukturës rrugore, shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik në çdo lagje e fshat të Komunës së Obiliqit.”
Po ashtu ai theksoi se: “ nën qeverisjen time, kemi arritur të krijojmë një standard i ri në zhvillimin e projekteve në komunën e Obiliqit, secili qytetar është afër çdo zhvillimi që ndodhë, çdo ditë që kalon, një punë e mirë nis ose përfundon në qytetin tonë”
Kryetari Gashi, shprehi falënderimin e tij, për të gjithë akteret institucional brenda shtabit emergjent lokal të Obiliqit, në menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë globale Covid-19, në theks të veçantë shprehu falenderimin e tij për, Drejtorin e QKMF-së, z.Haki Jashari dhe Komandantin e SP-së në Obiliq, z.Sejdi Zeqiri, diasporën shqiptare, bizneset dhe vullnetmirët.
Për fund, Kryetari Gashi, uroj gjithë të pranishmëve 21 vjetorin e çlirimit duke shprehur se përkushtimi i tij do të vazhdojë, për të punuar ndershëm për qytetarët e Obiliqit, sepse ky është nderi më i madh që mund të ju bëjmë atyre që u flijuan për çlirimin e qytetit tonë!
Në këtë seancë solemne u ndan mirënjohje për donatorët, organizatat joqeveritare, bizneset, qytetarët e shumtë vullnetmirë, të cilët u solidarizuan me familjet në nevojë gjatë situatës me pandeminë globale Covid-19.

