Shefat e Napolit dhe Barçës cakërrojnë gotat para përballjes në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Napolit sonte pret në shtëpi Barcelonën, e vlefshme për raundin e 1/16 së finales në UEFA Champions League.
Para ndeshjes, shefat e dy skuadrave janë takuar dhe kanë cakërruar gotat, shkruan Indeksonline
Aurelio De Laurentiis dhe Joan Laporta u takuan para ndeshjes dhe diskutuan shumë gjëra para se të rivalizohen në fushën e lojës.
Në këtë takim ishte edhe legjenda e futbollit, Marek Hamsik.
Nga ora 21:00, Napoli e pret në stadiumin “Diego Armando Maradona” ekipin e Xavit, Barcelonën../Indeksonline/