75 Mall Live Search
08:10 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shefat e Barcelonës marrin një vendim të ri për Neymar

Barcelona tashmë ka pasur dy oferta për Neymar por që janë refuzuar nga PSG

Barcelona thuhet se mund të përdorë ende Ousmane Dembele në përpjekjen e tyre për të nënshkruar Neymar nga Paris Saint-Germain, përkundër agjentit të lojtarit që insistonë se klienti i tij nuk do të largohet.

Kampionët spanjollë po përgatisin një ofertë të tretë për Neymar, pasi përpiqen të bindin PSG të shesë përpara afatit të transferimit, transmeton Indeksonline.

Braziliani është i dëshpëruar për një rikthim në Nou Camp, pasi kishte lënë klubin për PSG me një rekord botëror prej 198 milion £ në 2017

Pasi oferta e tyre e parë prej 72 milionë plus plus Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho u hodh poshtë, një hua 12-mujore e ndjekur nga një marrëveshje e përhershme 172 milion £ verën e ardhshme gjithashtu u refuzua./Indeksonline/.