Shefat e Srpska-s të dyshuarit për largimin nga puna të prindërve të futbollistit nga Graçanica

Klani mafioz i Listës Srpska dhe një linjë e politikanëve të Beogradit zyrtar po vazhdojnë të tregojnë trysninë ndaj serbëve të cilët e dëshirojnë integrimin nëpër institucione të ndryshme të Republikës së Kosovës.
Rasti më i freskët është me familjen e të riut nga Graçanica, Ilija Iviq, i cili pranoi që të jetë futbollist i përfaqësues së Kosovës (U19).

Me të marrë lajmin se ai do të luaj për Kosovën, klani i Srpska-s, në krye me Milan Radojçiqin, dyshohet se dhanë urdhër të prerë që t’i largojnë nga puna familjarët e futbollistit.
Nëna e Ilijës punonte si zyrtare në të ashtuquajturën Komuna Paralele e Prishtinës, ndërsa babai i në arsim.
Burime të “Indeksonline” tregojnë se Radojçiq urdhëroi kryetarin e komunës paralale, Lubinko Karagjiq, i cili po ashtu është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, që të marrë masa ndëshkuese ndaj familjës Iviq.


Ndryshe, për rastin në fjalë ka reaguar edhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ata kanë lëshuar një reagim lidhur me futbollistin e ri të Flamurtarit të Prishtinës, Ilija Iviq.
Institucioni kryesor i futbollit e konfirmoi se prindërit e këtij futbollisti të ri janë përjashtuar nga puna, pasi Iviq ka thënë se do të luajë për Kosovën.
Vlen të theksohet se Iviq luan për Flamurtarin e Prishtinës dhe së fundi është ftuar nga U-19 e Kosovës.