10:41 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shefat i vlerësojnë më shumë meshkujt se sa femrat në punë

Shefat janë pesëfish më të prirë t’i shohin meshkujt si më ambiciozë sesa gratë në aspektin e punës.

Anketimi nga ‘YouGov’ ka zbuluar se meshkujt perceptohen si me më shumë vetëbesim, ndërsa gratë vlerësohen si më të “ndërgjegjshme” në punë.

Plus, 40 për qind e punëdhënësve kanë thënë se meshkujt janë më të prirë sesa gratë të kërkojnë rritje rroge dhe rritje të pozitës.

Zbulimet gjithashtu kanë treguar se edhe një në tre punëtorë ende besojnë se ekziston seksizmi në vend të punës, përderisa një në tetë njerëz që punojnë në kompani të mëdha thonë se ngacmimet seksuale shpeshherë nuk janë raportuar aty.

Këto zbulime vijnë pas një anketimi të fundit të kryer nga ‘Populus for  Young Women’s Trust’, i cili ka treguar se thuajse gjysma e vajzave të reja kanë shprehur dëshirën të bëhen lidere një ditë.