22:56 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sheffield United e ‘gjunjëzon’ Arsenalin

Sheffield United e ka mposhtur Arsenalin 1-0 në ndeshjen e fundit të javës së 9-të.

Francezi Lys Mousset ishte autori i golit të vetëm për Sheffieldin, që morri 3 pikë tepër të rëndësishme.

Arsenali pati një nga paraqitjet më të dobëta të këtij sezoni, duke regjistruar disfatën e dytë sivjet.

Rastin më të mirë e pati Granit Xhaka në pjesën e parë por nuk arriti të realizonte.

Londinezët mbesin në vendin e 5-të në Premier Ligë me 15 pikë, ndërsa Sheffieldi ngritet në vendin e 9-të me 12 pikë. /Indeksonline/