21:49 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Sheffield United e zyrtarizon largimin e trajnerit

Trajneri, Chris Wilder është larguar përfundimisht nga ekipi i Sheffield United.

Wilder largohet pas pesë viteve për shkak të rezultateve negative në klubin që bën gara në Premierligë, shkruan IndeksOnline.

Sheffield sezonin e kaluar arriti të mbijetoj dhe ishte një nga klubet më befasuese, por këtë sezon në 28 ndeshje kanë grumbulluar vetëm 14 pikë – duke e bërë të vështirë mbetjen në Premierligë.

53-vjeçari u emërua trajner i Sheffield gjatë sezonit 2016, po në të njëjtin sezon ai arriti ta inkuadronte klubin në Championship nga Liga e Parë.

Në vitin 2018/19, Chris dhe skuadra e tij siguruan vendin e dytë dhe u futën në Premierligë./IndeksOnline/