75 Mall Live Search
18:27 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / LB

Shefi i BE-së në Kosovë i reagon KPK-së për votimin e Isufajt: Jemi të habitur dhe të zhgënjyer

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të Këshillit Prokurorial për të votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror.

Ai është shprehur i zhgënjyer me veprimet e KPK-së.

“Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të BE-së për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita të Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës përfundoi procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime. Të habitur dhe të zhgënjyer me veprimet e KPK-së”, ka thënë ai.

Kujtojmë se sot tri organizata të shoqërisë civile i kanë kërkuar presidentes të mos e dekretoj Isufajn për kryeprokuror të vendit.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte kërkuar kthim në pikën zero të këtij procesi. /Indeksonline/