75 Mall Live Search
19:50 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / H F

Shefi i BE-së në Kosovë takohet me Bashën: Integrimi në BE kërkon institucione funksionale

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i ka shkuar sot në takim kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se Orav e uroi Bashën për detyrën e re dhe shprehu rëndësinë e funksionalizimit të instituicioneve.

Orav theksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së fuqishme të Bashkimit Evropian për Kosovën, e cila është një marrëdhënie thelbësore për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij të plotë në strukturat evropiane.

Dyshja diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe biseduan për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE.