16:27 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Shefi i BE-së uron Abdixhikun: Opozita të marrë pjesë në proceset demokratike

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, qëndruar në selinë e LDK-së për të uruar për postin e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.

Gjatë takimit Szunyog e ka vënë në duke rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

“E urova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për postin e tij të ri. Shpreha rëndësinë e formimit të shpejt të institucioneve të Kosovës dhe pjesëmarrjen konstruktive të opozitës në proceset demokratike. Mezi pres të kemi bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar në  Twitter Szunyog.