Shefi i BMW-së: Investimi vetëm në automjete elektrike është një rrugë pa krye

Një nga prodhuesit e parë që parashikoi se automjetet elektrike do të kishin probleme në rritjen e shitjeve ishte BMW. Për vite me radhë, drejtuesit e prodhuesit gjerman të makinave premium kanë paralajmëruar se klientët nuk do të kalojnë në automjete elektrike aq shpejt sa pritej.
Tani, aksionarëve të kompanisë u është thënë se BMW do t’i përmbahet planit të saj për t’u ofruar klientëve një gamë të gjerë sistemesh fuqie , duke përfshirë motorë me djegie të brendshme, hibride dhe madje edhe makina me hidrogjen.

“Hapja e teknologjisë do të thotë të ndjekësh tregun, sepse tregjet po zhvillohen, por jo të gjitha me të njëjtin ritëm”, tha CEO Oliver Zipse në takimin vjetor të BMW-së të mërkurën.
Hezitimi i BMW-së për t’u bashkuar plotësisht me trendin e automjeteve elektrike ka bërë që konkurrentë si ish-CEO i VW-së, Herbert Diess, të kritikojnë kompaninë për progresin e saj të ngadaltë/Indeksonline/