Shefi i CIA-s arrin në presidencë, takohet me presidenten Osmani
 
				Shefi i CIA-s, William Burns, ka shkuar në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Para hyrjes në oborrin e Presidencës, shihen forca të shumta policore.
Kujtojmë se Burns, para Prishtinës, ishte në Sarajevë e Beograd, por rreth vizitave të tij atje, nuk pati asnjë detaj.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                