75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 23 Gusht 2024 / S Z

Shefi i CIA-s në objektin e qeverisë, takon Kurtin

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, të premten në mëngjes ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në objektin e qeverisë.

Burns ka qenë i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Tëvë1 mëson se në takim ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Burnsi, të enjten ka zhvilluar një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Para vizitës në Kosovë ai ka qenë në Sarajevë e Beograd.

Vizita e shefit të CIA-s, sipas njohësve të sigurisë, dëshmon se SHBA-ja është e përkushtuar për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.