11:36 / E Hënë, 27 Maj 2024 / k.v

Shefi i deputetëve të AAK-së thotë se zgjedhjet ndodhin kur të shkarkohet qeveria Kurti

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së  Besnik Tahiri ka thënë se zgjedhjet do të ndodhin atëherë kur do të shkarkohet kjo qeveri e dëmshme për Kosovën ose me dorëheqjen e kryeministrit.

“Kërkesën për shpërndarjen e parlamentit AAK-ja, do të dërgojë një përgjigje me shkrim për të konfirmuar se zgjedhjet do të ndodhin atëherë kur do të shkarkohet kjo qeveri e dëmshme për Kosovën ose me dorëheqjen e kryeministrit”, ka thënë Tahiri.

AAK-ja thotë se nuk ka negociata e as kushte dorëzimi i kësaj qeverie duhet të ndodhë me dorëheqjen e tij, për shkak se ajo do të dorëhiqet, nuk mund të mbajë  deri në fund.

“Dorëheqja duhet të ndodh deri në gusht, këtë e vërtetojë një qëndrim të kamotshëm të AAK-së se një shtet që e marrin me çelësa në dorë, si qeveria Kurti që e ka marrë me çelësa në dorë me buxhet me ushtri me programe investime me Ligjin e pagave dhe shume ligje të tjera nuk po mund t’i shtyjë përpara asnjë hap”, ka theksuar Tahiri.