14:32 / E Diele, 21 Prill 2024 / S Z

Shefi i EULEX-it: PK, KFOR-i dhe EULEX-i po monitorojnë situatën e sigurisë në katër komunat veriore

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano ka bërë të ditur se Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in si dhe EULEX-in janë duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë në katër komunat veriore në qendrat e votimit ku po mbahen zgjedhjet për votim ndaj kryetarëve.

“Në koordinim me PK-në dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në 4 komunat ku po zhvillohet votimi për tërheqjen e kryetarëve”, ka shkruar në platformën “X”, shefi i EULEX-it.

Ndryshe, sot do të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat veriore të Kosovës.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.