Shefi i EULEX-it tregon situatën në pikëkalimet e përbashkëta Kosovë – Serbi

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se, qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Serbisë po vijon pa vonesa dhe pa incidente.
Wigermark ka thënë se situata po monitorohet në gjashtë pikëkalime kufitare, nga njësia e specializuar policore e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane.
“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë Pikëkalimet të Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, ka shkruar ai në Twitter./Indeksonline/
@EULEXKosovo Formed Police 👮♀️ Unit and its Reserve consisting of European Gendarmes Force 👮♀️ members are monitoring the situation at all six Common Crossing Points between Kosovo 🇽🇰 and Serbia 🇷🇸 since early this morning. Traffic is flowing without any major delays or incidents. pic.twitter.com/0QzoKxF37M
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) April 3, 2022