75 Mall Live Search
18:15 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / Z S

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj priti sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim, Hodaj informoi Barbano për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Barbano vuri në pah rolin e rëndësishëm të Inspektoratit Policor në sundimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe duke vlerësuar diskutimet e hapura të përbashkëta dhe konstruktive. 

Hodaj e falënderoi EULEX-in për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së.