Shefi i EULEX: Sot në Kosovë është shkelur sundimi i ligjit

Shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, i është bashkuar reagimeve të ndërkombëtarëve për situatën e së hënës në veri të Kosovë.
Ai tha se e dënon sulmin që e ka quajtur të pakuptimtë dhe të paprovukuar ndaj personelit të KFOR-it.
“Unë dënoj sulmin e sotëm të pakuptimtë dhe të paprovokuar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe u uroj ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë”, shkroi ai në Twitter.
“Misioni i NATO-s, KFOR, është partneri kryesor i sigurisë së EULEX-it së bashku me Policinë e Kosovës. Ne koordinohemi dhe stërvitemi së bashku. Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë”.