Shefi i GP të LDK-së tregon nëse i kanë mbi 61 vota për Qeverinë e Re

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është shprehur optimist se sot ose nesër veçse do të përmbyllet koalicioni LDK, AAK, NISMA për qeverisjen e re të Kosovës.
Madje Gashi tha se në momentin që përfundon kjo, do të procedojnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.
Gashi tha se votë e mjaftueshëm konsiderohet në momentin e nënshkrimit të koalicionit dhe se kjo ende s’është arritur, por se nënshkrimi do të bëhet sot ose nesër.
“Akoma nuk e kemi marr mandatin nga president, por besoj sapo të kryhen çështjet që kanë të bëjnë me koalicion dhe t’i formalizojmë mbi 61 deputetë të njoftojmë presidentin dhe ai do të kryejë punën e vet. Votë e mjaftueshëm konsiderohet në momentin e nënshkrimit të koalicionit dhe ende s’kemi nënshkruar asnjë koalicion, janë dakorduar por me nënshkrim do të bëhen sot ose nesër besoj”, tha Gashi, raporton Indeksonline.
Sipas tij mbetet në vullnetin e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, por se me vullnetin e LDK-së Avdullah Hoti do të jetë kryeministër./Indeksonline/