75 Mall Live Search
12:41 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shefi i kabinetit të Agim Veliut i thotë Arben Vitisë “Papërgjegjës”

Shefi i kabinetit të Agim Veliut në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij në manifestimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që u mbajtë të premten në Prishtinë.

Në një shkrim në Facebook, Gecaj, e ka quajtur papërgjegjësi totale rrezikimin e popullatës në formë të tillë, teksa kritikoi ish-ministrin Vitia.

“Njeriu udhëheqë me shembullin personal (one leads by example)! Rrezikimi i popullatës në këtë mënyrë është papërgjegjësi totale, e në veçanti kur kjo bëhet për arsye politike! Papërgjegjësia shumëfishohet për profesionistët”, ka shkruar ai.

Bajram Gecaj: Nënkryetari i AAK-së po sillet si pula pa krye