75 Mall Live Search
15:50 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / A. M.

Shefi i kabinetit të Konjufcës: LDK votoi kundër një memorandumi të SHBA-së me Kosovën!

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se partia e Lumir Abdixhikut, LDK-ja ka votuar kundër një memorandumit të mirëkuptimit në mes të Ambasadës së SHBA-së dhe Kosovës.

“LDK voton KUNDËR;

Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright”

#proamerikanët