13:16 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shefi i kabinetit të ministrit Lekaj në Mramor [Foto]

Banorët e fshatit Mramor të Prishtinës po vazhdojnë që të protestojnë kundër Ministrisë së Infrastrukturës, për shkak të punimeve në rrugë.

Lidhur me këtë, në vend të ngjarjes është parë, Argjend Zenaj shefi i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal lekaj.

Ai iu ka premtuar banorëve se nga nesër do të marrin masa për të parë se pse kanë ngecur punimet deri më tani.

Ndërkaq, situata ka eskaluar ku disa protestues janë përleshur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Kujtojmë, se rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë. /Indeksonline/