75 Mall Live Search
22:08 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / OSH

Shefi i kabinetit të Presidentes: Serbia parajsë për bizneset ruse dhe ende kërkon anëtarësim në BE

Shefi i Stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela ka thënë se Serbia po mban qëndrim pro-rus ndërsa po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Vela përmes një cicërime në Twitter, duke iu referuar një lajmi, tha se që nga fillim i luftës në Ukrainë, rusët hapën mbi 300 kompani në Serbi, duke u bërë kështu strehë e bizneseve ruse.


Ai përmendi edhe mosaplikimin e asnjë sanksioni të Serbisë ndaj Rusisë.

“#Serbia është një strehë e sigurt për bizneset ruse që shmangin dhe sanksionojnë. Që nga fillimi i luftës në #Ukrainë , rusët hapën mbi 300 kompani në Serbi. Serbia nuk ka aplikuar asnjë sanksion ndaj Rusisë. Ajo mban qëndrim pro-rus ndërsa kërkon anëtarësimin në BE”, tha Vela.