09:13 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shefi i La Ligas: Messi, shumë më i mirë se Ronaldo

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka folur për Lionel Messin para Gala de Valors së SPORT në Madrid në mbrëmjen e djeshme.

Shefi i La Ligas e ka vendosur yllin e Barcelonës ”milje” para Cristiano Ronaldos së Juventusit.

Tebas e mori shembull fitoren e djeshme të Barcelonës, 5-0 ndaj Levantes, ku Messi shënoi tre gola dhe asistoi dy herë, transmeton IndeksOnline.

Image result for messi ronaldo

”Të gjithë ata që e panë ndeshjen ndaj Levantes, ne duhet t’i hapim sytë dhe të themi se Messi është lojtari më i mirë në botë”.

Presidenti shtoi: ”Nuk ka rëndësi se cilën skuadër e përkrahni, nëse ju e kritikoni Messin, atëherë ju nuk e kuptoni futbollin”.

I pyetur në lidhje me krahasimet, Messi – Ronaldo, Tebas, tifoz i Real Madridit, tha: ”Në këtë epokë, ai është shumë përpara Ronaldos. Gjithnjë ka qenë kështu”./IndeksOnline/