75 Mall Live Search
18:25 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Shefi i Misionit të BE-së në Kosovë viziton Shërbimin Korrektues

Në Burgun e Sigurisë së Lartë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi së bashku me UD Drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj, pritën në takim Shefin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars – Gunnar Wigemark. 

Në takim u bisedua lidhur me punët dhe bashkëpunimin në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.

Gjatë takimit, Drejtori Thaçi e njoftoi Ëigemark rreth sigurisë, sfidave dhe të arriturave të SHKK-së. Po ashtu, e njoftoi edhe mbi menaxhimin e masave kundër pandemisë COVID-19, ku si rezultat i menaxhimit të deritanishëm, aktualisht asnjë i burgosur nuk është i prekur nga pandemia. 

Drejtori Thaçi dhe Shefi i EULEX-it, Wigemark shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në arritjen e misionit dhe mandatit të të dyja institucioneve.