21:37 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / MSH

Shefi i Misionit të BE-së shkon në Xhaminë e Prishtinës

Shefi i Misionit të BE-së ka vizituar sot Xhaminë e Prishtinës, ku është pritur nga imami i kësaj Xhamie, Labinot Maliqi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Maliqi, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shfrytëzuar rastin të falendërojë ambasadorin Michael Davenport, për vizitën dhe për gjithçka që ka bërë OSBE për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Në të vërtetë, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mirëpres sot në xhaminë tonë, Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

E falënderova Ambasadorin Davenport për vizitën e tij, si dhe për gjithçka që OSBE ka bërë për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj që nga koha e ish ambasadorit William Walker, dhe vazhdon të kontriboj fuqishëm edhe sot në fusha të ndryshme. Biseduam gjithashtu për një gamë të gjerë çështjesh që i përkasin një rëndësie të veçantë” shkroi Maliqi.