75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 28 Prill 2022 / k.v

Shefi i NATO-s: Finlanda dhe Suedia mund të anëtarësohen shumë shpejt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se Finlanda dhe Suedia do të përqafohen me krahë hapur nëse vendosin të bashkohen me organizatën ushtarake prej 30 vendesh,

Deklarata e Stoltenbergut erdhi pasi mbështetja publike në Finlandë dhe Suedi për anëtarësimin në NATO rritet në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Spekulimet e medias në të dy vendet sugjerojnë se të dy shtetet mund të aplikojnë në mes të majit.

“Është vendimi i tyre”, tha Stoltenbergut. “Por nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten ngrohtësisht dhe unë pres që procesi të shkojë shpejt”.

Ai nuk dha asnjë afat kohor të saktë, por tha se të dy shtetet mund të presin një mbrojtje nëse Rusia përpiqet t’i frikësojë ata që nga momenti kur bëhen aplikimet e tyre për anëtarësim deri sa ata të bashkohen zyrtarisht.

Stoltenberg tha se ai është “i sigurt se ka mënyra për të kapërcyer atë periudhë të përkohshme në një mënyrë që është mjaft e mirë dhe funksionon si për Finlandën ashtu edhe për Suedinë”.