75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 24 Mars 2022 / AR

Shefi i NATO-s flet para fillimit të samitit të sotëm

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg është deklaruar para fillimit të samitit të sotëm. 

Ai tha se aleatët janë treguar të gatshëm të mbështesin Ukrainën në të drejtën e saj themelore për mbrojtje, duke nënvizuar faktin se detyra kryesore e aleancës ushtarake është mbrojtja e anëtarëve të NATO-s.

Për shkak se Ukraina nuk është anëtare, aleanca nuk ka dërguar trupa në vend, megjithëse ka rritur praninë e saj ushtarake në vendet fqinje të NATO-s. Stoltenberg tha se  udhëheqësit e NATO-s do të flasin sot për një “rivendosje të trupave për parandalimin dhe mbrojtjen e aleancës në një afat më të gjatë”, shkruan BBC.

“Hapi i parë është krijimi i katër grupeve të reja në pjesën lindore të aleancës, në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki”, tha ai.