09:04 / E Martë, 19 Janar 2021 / A. S

Shefi i OBSH-së: Bota është në cep të një dështimi katastrofal moral

Vendet gjithandej botës janë duke shpërndarë miliona doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Për këtë kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë një paralajmërim sa i përket situatës globale, raporton CNN-i.

“Bota është në prag të një dështimi katastrofal moral” është shprehur ai lidhur me shpërndarjen e vaksinave, duke shtuar “premtimi për qasje të barabartë është një rrezik serioz”.

“Më shumë se 39 milionë doza të vaksinës janë administruar deri tani në të paktën 49 vende me të ardhura më të larta. Vetëm 25 doza janë dhënë për një vend me të ardhura të ulëta. Jo 25 milionë; jo 25 mijë; vetëm 25”, ka thënë Tedrosi.

“Më duhet të jem i prerë, çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetesë në vendet më të varfra të botës. Në fund të fundit, këto veprime vetëm do ta zgjasin pandeminë, kufizimet do të jenë të nevojshme për ta frenuar atë dhe pastaj do të vuajnë njerëzit dhe do të pësojnë ekonomitë”.