75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Shefi i OSBE-së, Jan Braathu viziton sot KQZ-në

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu do të vizitoj sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai në ora 15:00 do të pritet nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarët e KQZ-së, transmeton Indeksonline.

Pas takimit, Daka dhe Braathu do të japin nga një deklaratë para gazetarëve.

Kujtojmë se më 19 maj, në katër komunat veriore do të mbahen zgjedhjet për kryetarë, pas dorëheqjes së kryetarëve të fundit.

Në këto zgjedhje do të kandidoj Lista Serbe, PDK dhe VV. /Indeksonline/