16:17 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shefi i OSBE-së, viziton Njësinë e Inteligjencës Financiare të Kosovës

Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu ka vizituar Njësinë e Inteligjencës Financiare të Kosovës (FIC) ku u takua me kreun e saj, Dardan Nuhiun.

Ata diskutuan për punën e Njësisë dhe sfidat e saj, duke përfshirë kualifikimet e kufizuara në anën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, personat e ekspozuar politikisht, çështjet e personelit brenda Njësisë dhe mungesa e një institucioni kontrolli në lidhje me institucionet e lojërave të fatit në Kosovë.

Drejtori Dardan Nuhiu e njoftoi ambasadorin Braathu se hetimi i financimit të terrorizmit do të jetë një tjetër prioritet i lartë i NjIF-it në të ardhmen, ndërsa nga ana e tij, Ambasadori Braathu premtoi mbështetje për NJIF-in, siç është vlerësimi i nevojave të përbashkëta me njësinë e policisë së Kosovës respektivisht Drejtorinë e anti-terrorizmit.