22:36 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shefi i Policisë deklarohet për heqjen e emrave të kosovarëve nga lista e INTERPOL-it

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka konfirmuar për “Indeksonline” se organizata më e madhe e policisë ndërkombëtare ka tërhequr fletë-arrestin për disa kosovarë.

Maxhuni ka deklaruar se angazhimi i institucioneve përgjegjëse ka bërë që 18 persona, në mesin e tyre edhe kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, të hiqen nga listat e INTERPOL-it.

“Po, është hequr flet-arresti për kryeministrin Haradinj dhe 17 persona të tjerë shtetas kosovarë”, ka thënë ai.

Ndryshe, në këtë listë shihet edhe emrat e ish-deputetëve të PDK-së, Azem Syla si dhe Shukri Buja. /Indeksonline/A.Muhaxheri/