Shefi i Policisë nis raportimin para deputetëve!

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është duke raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Mehmeti, konkretisht, është duke folur në Komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës.
Po ashtu, njëra prej pikave kryesore janë edhe gjetjet e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian.

Raportimi ka nisur nga ora 10:00. /Indeksonline/




