12:04 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shefi i Policisë tregon ‘fajtorin’ e mundshëm të dështimit për anëtarësim në Interpol

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është deklaruar pas dështimit të Kosovës për tu bërë anëtare në Interpol.

Sipas tij, pengesa kryesore që shteti ynë nuk është bërë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë ishte gjeo-politika, shkruan Indeksonline

“Ajo çka ngjau sot konsiderojë se s’ka të bëjë asgjë me fushën e policisë por gjeopolitikën. Shumicën e delegacione që kemi pas bisedime na kanë thënë se s’kanë qëndrim politik prej ministrave të tyre. Normalisht, se vendimet kemi pritur se do të jenë policore, por fatkeqësisht ndodhi ajo çka ndodhi”, është shprehur ai.

Megjithatë, sipas Qalajt, Republika e Kosovës mori përkrahjen Policive më demokratike në botë.

“Ajo çfarë ndodhi absolutisht nuk na dëshpëron. Besojë se vitin e ardhshëm do të bëjmë përpjekje. Policia e Kosovës është në gjendje që të jetë pjesë e Interpolit. Mirëpo, është bërë punë e madhe nga grupi teknik që ishte pjesë e këtij procesi”, është shprehur ai. /Indeksonline/.