75 Mall Live Search
13:14 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / k.v

Shefi i policisë viziton policin e plagosur

U.d. i drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, sot në mëngjes vizitoi stacionin policor – Jugu në Prishtinë, ku u takua me zyrtarë të këtij stacioni si edhe me zyrtarin e plagosur gjatë ballafaqimit me të dyshuarit në rastin e grabitjes në tentativë në “Veternik” të Prishtinës.

Gjatë bashkëbisedimit drejtori Mehmeti përgëzoi zyrtarët policorë për guximin dhe profesionalizmin e treguar, ndërsa zyrtarit të plagosur i uroi shërim sa më të shpejtë.

Po ashtu Mehmeti vizitoi edhe vendin e ngjarjes së incidentit./IndeksOnline/