Shefi i restorantit në Gjakovë e rrah kuzhinieren, e akuzoi për…

Dje në Gjakovë një femër e cila punon si kuzhinere në një restorant, ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga pronari i restorantit, shkruan Indeksonline.
Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se, arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit.
“Gjakovë 24.02.2021 – 09:15. Viktima femre kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga shefi i saj pronar i restorantit në të cilin ajo punon si kuzhiniere. Arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit. I dyshuari është arrestuar dhe me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.