Shefi i shërbimit inteligjent rus “i dridhet” Putinit, bëhet virale raportimi i tij

Vladimir Putin i ka marrë dje në pyetje anëtarët e Këshillit të Sigurimit rus, para se të mirrte vendimin për njohjen e rajoneve seperatiste pro-Moskës në Ukrainën Lindore.
Kreu i Shërbimit inteligjent rus e kishte radhën për të dhënë verdiktin e tij nëse ishte pro njohjes dy rajoneve seperatiste.
Putin: Flisni qartë, a e përkrahni njohjen?
Naryshkin: Unë do…
Putin: Dëshiron apo e përkrah?
Naryshkin: Unë i mbështes ato si pjesë e Rusisë
Putin: Nuk është ajo çfarë jemi duke e folur! E përkrahni njohjen e pavarësisë?
Naryshkin (me gjysmë zëri): Po.
Russian spy chief Sergei Naryshkin appears stressed and begins stuttering during exchange with Putin
— Let's see what happens (@HTTP_404_NotF) February 22, 2022
"Speak clearly!" says Putin, with some contempt.
(transcript after video) pic.twitter.com/G7xQpoHGX6