19:03 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi viziton nesër Ministrinë e Mbrojtjes

Gjeneral Brigade Dragutin Dakic, njëherësh shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Të Armatosura të Malit të Zi do të zhvillojë nesër një vizitë në Kosovë.

Dragutin Dakic do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes me fillim nga ora 09:00, transmeton Indeksonline.

Pas përfundimit të kësaj vizite në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralët Rama dhe Dakic do të mbajnë edhe një konferencë për media./Indeksonline/