Shefi i Shtabit Zgjedhor të Nismës falënderon votuesit e koalicionit 137

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Nismës, Çerkin Dukolli ka falënderuar qytetarët që kanë votuar koalicionit 137 për Kosovën Fituese.
Dukolli në Facebook ka shkruar se vota e qytetarëve për këtë koalicion është përgjegjësi dhe do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të mirën e Kosovës.
“Si shef i shtabit zgjedhor nga NISMA Socialdemokrate shpreh mirënjohje e falënderime për ekipin mrekullueshme nga NISMA, për shtabin zgjedhor nga AAK respektivisht z.Nitaj dhe ekipën e tij korrekte e bashkëpunuese”, ka shkruar Dukolli.