Shefi i sigurisë ndërkombëtare: Sulmet ndaj centraleve bërthamore janë shtuar

Shefi i IAEA Rafael Grossi është sot në Moskë për të zhvilluar bisedime me Alexei Likhachevin, kreun e korporatës bërthamore ruse “Rosatom”.
Sipas mediave të huaja, kryesorja ndër temat e diskutimit është situata aktuale në centralin bërthamor Zaporizhzhya, të cilin forcat ruse e morën nën kontroll menjëherë pas fillimit të luftës me Ukrainën në vitin 2022.
Duke folur pas bisedimeve në Moskë, Grossi tha se objekti – termocentrali më i madh bërthamor në Evropë – ishte përballur me një numër në rritje sulmesh.
“Numri i sulmeve në termocentralin Zaporizhzhya po rritet”, tha ai, shkruan A2 CNN-i.
“Ne flasim për këtë në çdo raport. Nuk e specifikojmë shifrën e saktë, është në rritje”, shtoi ai.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi Grossin të thoshte se nuk ishte e mundur të përcaktohej se cila palë po kryente sulmet.
“Fragmentet e vogla të plastikës apo drurit të mbetura nga UAV-të dhe dronët e supozuar nuk na lejojnë të flasim për origjinën e këtyre fragmenteve dhe këtyre pajisjeve”, tha ai, shkruan A2 CNN-i.
“Megjithatë, dua t’ju siguroj se çështjet e këtij urdhri i ngre në nivelin më të lartë gjatë diskutimeve ndërkombëtare”, përfundoi Gross. (A2 Televizion)