75 Mall Live Search
13:43 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Shefi i Telekomit prezanton strategji zhvillimore

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi përmes një video-mesazhi iu është drejtuar të gjithë kolegëve të tij përgjatë situatës pandemike.

Istrefi tha se inkurajon kolegët që të respektojnë dhe përkrahin njëri-tjetrin sepse vetëm në këtë mënyrë do të kenë rezultate pozitive.

Istrefi tha se pret që ndikimi i COVID-19 të korrespondojë me një rënie të të hyrave në Telekom dhe se në kompanitë e telekomit në vendet e zhvilluara kjo rënie pritet të jetë prej 3.4% gjatë vitit 2020, ndërsa tek ne pritet që kjo % të jetë edhe më e lartë.

Videomesazhi i Istrefit:

Ne presim që ndikimi i COVID-19 të korrespondojë me një rënie të të hyrave te telekomit. Ne kompanitë e telekomit në vendet e zhvilluara kjo renie pritet te jete prej 3.4%  gjatë vitit 2020. Ndersa tek ne presim qe kjo % te jete edhe me e larte.

Vlerësimet e ndikimit ekonomik të COVID-19 janë shumë variabile dhe lidhen direkt me përparimin e kësaj pandemie. Skenari makroekonomik bazohet në një sërë parashikimesh të GDP-së prandaj eshte mjaft sfiduese te dihet efekti direkt ne të hyratë e Telekomit.

Sidoqofte, ne si Telekom duhet të qëndrojmë më mirë se çdo industri tjeter në këtë krizë. Rënia në EBITDA  është e pashmangshme për vitin 2020 dhe 2021 pasiqë baza e të ardhurave veç ka filluar te zvogëlohet.

Te dashtun,

Te gjithe e dini se vitin e kaluar u ballafaquam me veshtiresi te shumta ne raport me MVNO-ne, por ne dëgjuam zerin e secilit nga ju dhe ne nuk vazhduam tutje partneritetin .

 Kjo ka qene nje pikekthese per Telekomin e Kosoves. Pas kësaj ne bëmë te gjitha pergaditjet qe te rritet ARPU mobile por jashte çdo parashikimi u sfiduam me pandemine.

 Ju siguroj të gjithëve se edhe kete sfide do ta kalojme bashkë dhe rritja e Telekomit do te filloj.

Une kam prezantuar nje strategji te transformimit te kompanise, ne te cilen besoj shume se do te

bente ndryshim thelbesor ne punen e secilit por edhe ne rritjen e performances, ndërsa deri më sot nuk kemi pranuar perkrahje qe te vazhdojme me këtë strategji.

Madje kemi zera qe jemi pjese e trendit te shkarkimeve sikur ne ndermarrjet e tjera publike.

 Gjate diteve te kaluara kam pasur momente  kur kam menduar se a do te ishte me mire të paraqes doreheqejen time. Por per dallim nga homologet e mije qe jane prane familjeve të  tyre une kam

vendosur te jem edhe prane familjes tjeter, prane juve kolegeve te Telekomit, ku pa asnjë hezitim keni

treguar perkushtimin tuaj maksimal.

Javet e kaluara jemi sfiduar edhe me nje problem jo te zakonshem brenda telekomit, ku nje ish-koleg

nga koha e ekselences teknologjike te telekomit tani zyrtar I lartë në ministrinë e linjës ka ftuar disa koleg ne intervista per KE. Kjo ka shkaktuar perqarje brenda kolektivit te telekomit.

Në fund dua të falenderoj ekipet teknike, ekipet e mirëmajtjes, ekipet e shitjes dhe te gjithe ju qe jeni duke kontribuar nga zyra apo distanca, ju inkurajoje qe te vazhdoni punen me profesionalizem dhe perkushtim.

Shendet per juve dhe me te dashurit e juaj