75 Mall Live Search
17:08 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Shefi i UNITET-it, tregon si u sulmua në Koshtovë

Shefi i UNITET-it, Gazmend Morina ka folur për incidentin e sotëm që ndodhi në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Sipas tij, sulmi ka qenë i organizuar dhe se ka pasur kërcënime.

“Sot rreth orës 9:40 të mëngjesit në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, unë dhe dy punëtorë të KRM “Uniteti” jemi sulmuar fizikisht nga 20 banorë të fshatit, të cilët paraprakisht e kanë bllokuar rrugën për deponi. Banorët e kanë pasur një kërkesë për mbulimin e deponisë, ku na me dakordim të komunës jemi shkuar sot t’ua japim informatën se kjo do të ndodh deri të dielen dhe kemi kërkuar të na mirëkuptojnë për kohën e realizimit”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, kjo ‘protestë’ ka pas një qëllim tjetër, sulmin fizik ndaj zyrtarëve të kompanisë.

“Faktikisht kjo po del se ka qenë e mirëpërgatitur, pasi që mbrëmë pronari i restorant “Ibrit” më ka thirrur në telefon dhe me kërcënim ka kërkuar që ta mbuloj deponinë ose sipas tij do të shihet se çka do të ndodh për sot”, ka shtuar tutje ai.

Sulmuesit veprën e kanë kryer me gur të mëdhenj, por që nga ta është tentuar të përdorën edhe armë të ftohta.

Nga sulmi lëndime trupore kam marrë unë, dy punëtorë ty “Unitetit” dhe dy zyrtarët policor prezent, të cilët me vetmohim ma kanë mbrojtë jetën, për çka edhe janë goditur e sulmuar nga banorët.

“Siç shihet edhe në foto, të gjithë xhamat e veturës më janë thyer me gurë, gjatë përpjekes për ta nxjerrë zvarr nga vetura, me çka mendoj se kanë shkaktuar veprën penale e tentim-vrasjes me mjete të forta.I falënderoj përzemërsisht dy policët punën e bërë sot, ani pse për shkak të numrit të vogël të tyre në vend të ngjarjes sulmi nuk ka mundur të evitohet, pasi që ka qenë i parapërgatitur”, ka shtuar ai. /Indeksonline/