Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Presim rezultate më të mira në luftën kundër korrupsionit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.
Temë qendrore e diskutimit të përbashkët në këtë takim ishte edhe fuqizimi i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
“Takim i mirë sot me kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi. Shkëmbime të hapura për ndjekjen penale dhe luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. BE-ja pret rezultate më të mira sesa progresi i kufizuar për Raportin e ardhshëm të vendit të Kosovës 2021”, ka shkruar ai në Twitter.
Në këtë drejtim është theksuar nevoja për progres të mëtejshëm, me ç’rast shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë ndihmën e nevojshme për institucionin e prokurorit të shtetit./IndeksOnline/