10:20 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Shefja e EULEX-it: Nuk dimë si ta ndihmojmë Kosovën pas skadimit të mandatit tonë

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou gjatë vizitës në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka thënë se do të vazhdojnë të përkrahin dhe të asistojnë në raste për Kosovën.

E pyetur se çka do të bëhet pas mandatit të EULEX-it, Papadopoulou ka thënë se ende nuk kanë zgjedhur mënyrën se si ta ndihmojnë Kosovën pas skadimit të mandatit, përcjell Indeksonline.

“Nuk mund të flas se sa raste kanë mbetur. Ne do ta përkrahim dhe to të asistojmë në raste për Kosovën. Ne, ende nuk e kemi zgjedhur mënyrën se si do ta ndihmojmë Kosovën, pas skadimit të mandatit tonë këtu”, ka thënë ajo.