Shefja e grupit të VV-së reagon për buxhetin, ka plot “myzhde” për Gjakovën

Shefja e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2022 i cili kap vlerën 2.7 miliardë euro, shkruan IndeksOnline.
Kusari Lila tha se ky është projektbuxheti i parë në të cilin Qeveria Kurti prezanton programin e saj dhe fillon projektet zhvillimore të prezantuara në programin e saj elektoral të zgjedhjeve nacionale të 14 Shkurtit.
Deputetja ka treguar 34 projektet e rëndësishme për Gjakovën.
Postimi i plotë:
Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua në lexim të dytë projektbuxheti i vitit 2022.
Për herë të parë në historinë e vendit, ky projektbuxhet arrin vlerën 2.7 miliardë Euro.
Ky është projektbuxheti i parë në të cilin Qeveria Kurti prezanton programin e saj dhe fillon projektet zhvillimore të prezantuara në programin e saj elektoral të zgjedhjeve nacionale të 14 Shkurtit.
Shumë nisma, por edhe shumë projekte të problematizuara ndër vite, u prezantuan dhe u korigjuan me këtë projektbuxhet.
Ky projektbuxhet është i shtrirë me projekte në tërë Kosovën dhe është në të mirë të gjithë qytetarëve pa dallim.
Për bashkëvendasit e mi nga Komuna e Gjakovës, të kenë të qartë që Qeveria Kurti dhe shumica që e votoi projektbuxhetin, kanë vazhduar dhe miratuar një numër të madh projektesh për komunë e Gjakovës. Totali i projekteve në investimet është 34 sosh në vlerën prej 12,629,221 Euro (dymbëdhjetë milion Euro e Gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë e dyqind e njëzet e një Euro).
Këtë projektbuxhet e bojkotuan opozita e Kuvendit (PDK, LDK, AAK), por ne e miratuam për të mirën e gjithë qytetarëve të komunës tonë dhe tërë Kosovës.
Në mesin e projekteve për komunën e Gjakovës janë:
1. Gjykata Themelore në Gjakovë: 202, 000
2. Ndërtimi i zyrës regjionale për inspektoriat AUV 200,000 Euro
3. Renovimi I objektit të ATK 250,000€
4. Zyra e punësimit Gjakovë 100,000€
5. Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemit të ujitjes në Gjakovë 115,000 €
6. Riparimi I rrugës Istog-Pejë-Decan-Gjakovë 500,000 €
7. Ndërtimi I rrugës Pjetërshan 42,081€
8. Ndërtimi i rrugës Hereq-Palabardh-Jahoc-Lugbunar 204,654€
9. Ndërtimi I rrugës Lipovec – Dol – Gjakovë 94,660€
10. Asfaltimi I rrugës Smolicë-Stubëll-Bërjah-Nivokaz 117,217 €
11. Pastrimi I ambientit, rregullimi i stazës së bicikletave KLINË-GJAKOVË 114,270 €
12. Ndërtimi I kompleksit të tenisit 200,000€
13. Renovimi i stadiumit Gjakovë 500,000€
14. Qendra e Kulturës në Rogovë të Hasit 250,000€
15. Qarshia e Gjakovës 50,000€
16. Shtëpia tradicionale Ryshyr Këpuska 10,000€
17. Shtëpia e Niman Ferizit 1,000 €
18. Kulla Elhem Godenit, Rogovë 30,000 €
19. Kulla e Zeqë Ramë Salisë, Brovinë 35,000€
20. Kulla e Sylejman Vokshit, Gjakovë 40,000€
21. Blerja e paisjeve lab. Univerzitetit Gjakovë, 100,000€
22. Ndërtimi i Univ. Gjakovë 800,000€
23. Ndërtimi i sallës së sportit Gjakovë 300,000€
24. Ndërtimi I shkollës Damjan 300,000€
5. Dizajni dhe ndërtimi i ankesit rë Gjykatës
të 445,000 €
26. Kompleksi memorial dhe varrezat
e Dëshmorëve ‘’Shqiponjë’’ 150,000 €
27. Kompleksi Memorial ‘’27 Prilli’’
Mejë, 75,000 €
28. Zgjerimi I rrigës Dollc-Gjakovë 2,500,000 €
29. Ndërtimi i qarkores 1, 103,339 €
30. Programi I bashkëfinancimit KK 2,800,000 €
31. Ndërtimi i shkollës së re në Ponoshec 200,000 €
32. Rehabilitimi I plotë i qendrës transfer “Ali Ibra”, 250,000 €
33. Ndërtimi i urës Rogovë 400,000€
34. Nërtimi i rrugës Bec- Sopot 150,000€
Na priftë e mbara në 2022!