75 Mall Live Search
17:08 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / B O

Shefja e VV-së e përgjegjshme, Kusari-Lila s’e shpenzoi asnjë cent për derivate, edhepse udhëton në Gjakovë

Jo të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë shfrytëzuar mundësinë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimeve me para të shtetit.

Nga të dhënat e publikuara nga Kuvendi i Kosovës, Mimoza Kusari-Lila del se nuk e ka shpenzuar asnjë cent për mbulim të shpenzimeve për derivate, ani pse ndër vite ka udhëtuar në relacionin Gjakovë-Prishtinë.

Në të dhënat e 10 viteve të fundit, emri i shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes nuk figuron në shpenzime në asnjë mandat të saj si deputete. Shembull i mirë, apo jo!?/Indeksonline/